Jump to content

shquhem

Nga Wiktionary

SHQUHEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Duket, dallohet, rroket me sy. Larg shquheshin fshatrat.
  • 2. Dallohem ndër të tjerët nga një veti, cilësi a aftësi e veçantë; dallohem në një drejtim a në një fushë të caktuar, shkëlqej. U shqua për trimëri. Shquhet për ndërgjegje të lartë (për punë me cilësi të mirë, për sjellje shembullore). U shquan në aksion (në stërvitje).
  • 3. gjuh. vet. veta III. Vihet në trajtën e shquar. Emrat shquhen duke marrë mbaresat shquese.