shqiptarofil

Nga Wiktionary

SHQIPTAROFIL m.

  • 1. I huaj që e do dhe e nderon Shqipërinë e popullin shqiptar, që admiron kulturën dhe përpjekjet heroike të shqiptarëve, që përkrah e mbron të drejtat e shqiptarëve dhe të vërtetën për shqiptarët e për Shqipërinë, që është mik i Shqipërisë e i popullit shqiptar. Shqiptarofil i njohur.
  • 2. Përd. mb. sipas kuptimit të emrit. Rrethet (qarqet) shqiptarofile.