shqiptarizoj
Appearance
SHQIPTARIZOJ kal.
- 1. E bëj shqiptar nga gjuha, nga zakonet, nga kultura dhe nga formimi psikik; i jap karakter etnik shqiptar një vendi, duke shtuar shumë përqindjen e shqiptarëve në popullsinë e tij.
- 2. I jap trajtë e frymë shqiptare, duke e bërë më të afërt e më të kuptueshëm për shqiptarin; shqipëroj (për një vepër letrare të huaj).
- 3. I vë ose i rivë një vendi një emër shqiptar; i jap trajtën shqiptare një emri të përveçëm të huaj.