shpuzë
Appearance
SHPUZË f.
- 1. Prush i imët në hi të nxehtë, që mbetet kur është duke u shuar zjarri. Kafe shpuze kafe që valohet ngadalë në shpuzë dhe që bëhet më e fortë e më e shijshme. Fut gështenja (pjek patate) në shpuzë. Nuk futet shpuza në gji. fj. u.
- 2. Hiri i cigares. Shkund shpuzën.
- 3. përd. mb. Shumë i kuq e i nxehtë, flakë, prush (për fytyrën kur zemërohemi, kur turpërohemi etj.). U bë shpuzë në fytyrë.
- 4. përd. mb. Shumë i shkathët e i gjallë, që nuk përton për asgjë, që bën shpejt e mirë çdo gjë që t'i thuash, zjarr; që të kupton menjëherë, shumë i shkathët nga mendja; që duket sikur lëshon shkëndija. Qenka shpuzë. Djalin e ka shpuzë. I ka sytë shpuzë.