Jump to content

shputë

Nga Wiktionary

SHPUTË f.

  • 1. Faqja e poshtme e këmbës së njeriut ose të disa kafshëve, që nga majat e gishtave deri te thembra, e cila mbështetet në tokë; shualli i këmbës, tabani. Shputat e këmbëve. Shputë ariu këmbë e madhe. Shkel me gjithë shputën.
  • 2. Faqja e brendshme e dorës, shuplaka e dorës, pëllëmba. Shputat e duarve. I ra me shputë.
  • 3. Goditje me pëllëmbë, pëllëmbë, shpullë, shuplakë. I dha një shputë.
  • 4. zakon. Gjurmashkë; pjesa e çorapit që nga nyelli i këmbës e poshtë. Mbathi shputat. Bëri një palë shputa.