shpupurish
SHPUPURISH kal.
1. Trazoj zjarrin që të zbulohet prushi, prushit. Shpupurish zjarrin.
2. vet. veta III. Gërvisht e trazon tokën me këmbë, për të gjetur ndonjë krimb a gur të vogël etj., zhgurit (për shpendët). E shpupurishën pulat kopshtin.
3. Ngatërroj flokët, u prish të krehurën, shprish, gafrroj (për njerëzit); vet. veta III fryn puplat a pendët (për shpendët). Shpupurish flokët. Shpupurishin puplat.