shpues
Appearance
SHPUES m.
- 1. min. Punëtori që bën shpime për kërkimin a për shfrytëzimin e mineraleve të dobishme dhe të naftës; minatori që hap vrimat për vendosjen e lëndës plasëse; punëtori që punon për hapjen e tuneleve. Shpuesit e puseve të naftës. Shpuesit e tuneleve.
- 2. tek. Vegla të ndryshme që shërbejnë për të hapur vrima. Shpues mekanik. Godit shpuesin me çekiç.
- Shpuesi i frutave zool. insekt i vogël, me trup në ngjyrë qielli të errët, të mbuluar me qime të shkurtra e të rralla, i cili dëmton mollët, dardhët, kajsitë, pjeshkat, kumbullat etj.
SHPUES mb.
- 1. Që shërben për të hapur vrima, që shpon; që bëhet për të shpuar. Vegël (makinë) shpuese. Çekiç shpues. Maja (koka) shpuese. Predhë shpuese. Lëvizje shpuese. usht.
- 2. Që ka të bëjë me shpimin; që ka aftësi të shpojë. Aftësia (fuqia) shpuese.
- 3. Që duket sikur të shpon me diçka të mprehtë (edhe fig.). Dhembje shpuese. Zë shpues. Erë e keqe shpuese.
- 4. fig. Që të përshkon tejpërtej, që depërton; zhbirues. Sy (vështrim) shpues.