shpuar
Appearance
SHPUAR f.
- 1. Vend i shpuar, vrimë; plagë e vogël, e shkaktuar nga sende që kanë majë të mprehtë. E shpuar gjilpëre (bajonete). Kishte dy të shpuara.
- 2. Ajo që ndiejmë kur shpohemi me diçka; sëmbim që të shpon si gjilpërë. Ndiente ca të shpuara të forta.
SHPUAR mb.
- Që është bërë me vrimë a me vrima. Gjym (legen, kazan) i shpuar. Enë të shpuara.
- Daulle e shpuar keq. njeri llafazan e i padurueshëm, që flet shumë e s'bën asgjë. Gjym i shpuar diçka e pavlefshme, e dalë jashtë përdorimit. Legen i shpuar mospërf. llafazan i madh; ai që s'mban dot asnjë të fshehtë. Teneqe e shpuar mospërf.
- a) njeri që i lëshon fjalët pa menduar; ai që flet mbarë e prapë; njeri që flet shumë, llafazan;
- b) njeri që s'di të mbajë gjë të fshehtë e që zbulon gjithçka duke folur. Thes (harar) i shpuar (i grisur)
- a) ai që s'ka asgjë, njeri i varfër;
- b) njeri që nuk kursen, dorëlëshuar; ai që s'ngopet sado që t'i japësh e që i shpenzon shpejt të gjitha;
- c) njeri që s'mban gjë të fshehtë, ai që i tregon të gjitha. I doli fundi i shpuar shih te FUND,~I. Është shoshë e shpuar mospërf. nuk vlen për asgjë, s'është i aftë për ndonjë punë të dobishme. E ka dorën të shpuar shpenzon shumë, s'e mban a s'e kursen fare paranë, është dorëshpuar. E ka xhepin (kuletën) të shpuar nuk ka para, s'i gjen kurrë të holla me vete; nuk i mbeten të holla në xhep, i prish të gjitha. Kërkon diçka në gur të shpuar kërkon shumë, kërkon të dijë gjithçka me hollësi.
SHPUAR ndajf.
- Huq, pa sukses. Doli shpuar (një punë).