shportë
Appearance
SHPORTË f.
- 1. Enë me përmasa e trajta të ndryshme, më e vogël se koshi, e punuar me thupra të holla a me kashtë, zakonisht e rrumbullakët e me fund të sheshtë dhe me një dorezë si hark përsipër, që përdoret për të mbajtur a për të mbartur pemë, vezë etj. Shportë e vogël. Shportë xunkthi (kashte, teli). Shporta e bukës. Shporta e letrave koshi i letrave. Një shportë me vezë (me fiq, me rrush). Mbush shportat.
- 2. Thurimë si kupë, që u vihet në turi qeve e kuajve që të mos hanë kur punojnë ose që të mos dëmtojnë të mbjellat. I vë shportën.
- 3. sport. Koshi ku gjuhet topi në lojën e basketbollit. Rrethi i shportës. Gjuaj në shportë.
- U bë shportë u shpua, u bë vrima-vrima (për enët etj.). Shportë pa fund njeri që s'di të mbajë një të fshehtë e i shpërrallon fjalët andej-këtej. Shportë karavidhesh keq. shih te KARAVIDH/E,~JA 2. E hodhi në shportën (në koshin) e plehrave shih te KOSH,~I. E hodhi (e la) në shportën e lugëve diçka e mbajti të fshehtë diçka, nuk ia tregoi njeriu. Mbush (mban, merr) ujë me shportë (me shoshë) shih te SHOSH/Ë,~A. Vezët në shportë e shportën në dorë! fj. u. çdo gjë që ka rrezik të dëmtohet, duhet mbrojtur e siguruar në mënyrë të plotë, masat që merren për diçka, nuk duhet të jenë gjysmake. Kur dëgjon se ka shumë pemë, merr shportën e vogël fj. u. shih te PEM/Ë,~A.