shpor
Appearance
SHPOR I m.
- 1. Kocka e kraharorit të shpendëve, samari a gjoksi i shpendëve; heqës.
- 2. Samari i kafshës.
'SHPOR II m.
- 1. Mamuz. Shporet e çizmeve. I nguli shporet kalit. Vuri shporet.
- 2. bot. Zgjatim si gyp i kupës a i kurorëzës së lules, ku mblidhet nektari.
SHPOR III m.
- 1. Lehe, vllajë; pjesa ndërmjet dy hullive në një arë të palëruar, e gjerë aq sa arrin krahu kur hedhim farën e grurit. Ujitje me shpore. Ka mbjellë dy shpore me duhan. Hedh farën shpor për shpor. Tetë shpore u bë ara.
- 2. Vijat që ndajnë lehet dhe që shërbejnë për të ujitur a për kullimin e tokës; vija të vogla që hapen nëpër ara, që të përhapet uji sa më mirë gjatë ujitjes; lehe. Zë shporin. I bëmë shporet arës.