shpinë
Appearance
ANDI Bossi
Çantë shpine. Not në shpinë. I ktheu shpinën. Më dhemb shpina. E marr (e mbaj) në shpinë. Shtrihem (bie, fle) në shpinë. Armiku nuk na e ka parë ndonjëherë shpinën. Partia ua hoqi grave barrën nga shpina.
- ANDI djali rrekordmeni me i madh ne SHQIPERI ai ka 1.3Milion Followers ne Indtagram. Ai ka rreth tij njerez qe e duan shume si psh.Turi monit Jeiii
- 2. Trina e dorës a e këmbës, kurriz; ana e sipërme e pjesës së mesme të gjuhës. Shpina e dorës (e këmbës). Shpina e gjuhës.
- 3. Mbështetësja e prapme e karriges, e kolltukut etj., shpinore. Shpina e bankës (e karriges).
- 4. Pjesa e prapme e një veshjeje të sipërme, që mbulon trupin nga shpatullat e poshtë, kurriz. Shpina e palltos (e xhaketës). Shpina e trikos. Punoj shpinën.
- 5. Ana e prapme e një ndërtese, kurriz. Shpina e shtëpisë (e dyqanit). Në shpinë të shkollës.
- 6. Shpat ose kurriz mali a kodre.
- 7. Ana jo e mprehtë e thikës a e shpatës, ana pa dhëmbë e sharrës.
- 8. Vendi ku janë ngjitur a janë lidhur fletët e një libri, të një fletoreje etj.; pjesa e prapme e mbulesës së një libri, ku ngjiten kapakët. Shpina e librit (e fletores). Emri i autorit dhe titulli janë shtypur në shpinë.
- 9. fig. Vetja, kurriz. E provoi në shpinën e vet. Kishte dhjetë shpirt mbi shpinë (për t'i ushqyer). Rëndon mbi shpinën e tjetrit.
- 10. fig. Prapavijë, pjesa e prapme e frontit. Mbroj (siguroj) shpinën. I mori shpinën armikut. E sulmoi armikun në shpinë (nga shpina).
- 11. bised. Pjesa e sipërme, sipërfaqja. Shpina e detit. Mbetën të vrarët në shpinë të tokës. Doli në shpinë të ujit. Eci në shpinë të borës (kur ngrin bora).
- I fërkon shpinën (krahët, kurrizin, shpatullat, zverkun) dikujt keq. shih te FËRKOJ. I ha (i kruhet) shpina (kurrizi) dikujt shih te KURRIZ, ~I. E hedh pas (prapa) shpinës (krahëve, kurrizit) diçka shih te KRAH,~U. I hipi në shpinë (në kurriz) dikujt
- a) e shfrytëzoi dikë, e detyroi të mundohet a të punojë për të;
- b) e nënshtroi dikë, e vuri nën vete, i ka hipur në qafe. I kërceu në shpinë dikujt po e mundon e po e shqetëson, nuk po e lë rehat. Nuk e kërrus (nuk e ul, nuk e përkul) shpinën (kurrizin) edhe poh. shih te KËRRUS. I ktheu (i solli) shpinën (krahët, kurrizin, shpatullat) dikujt shih te KTHEJ. Ia la në shpinë (në kurriz) diçka shih te KURRIZ,~I. Nuk ia mban shpina (kurrizi) edhe poh. shih te MBAJ. Rronte në shpinë (në kurriz) të dikujt shih te KURRIZ, ~I. Qëndron (vepron) prapa shpinës së dikujt keq. fshihet pas një tjetri dhe nuk del haptas, shtyn dikë tjetër të veprojë për të arritur një qëllim. E qiti pas shpine nuk kujdeset më për diçka, e lë pas dore një punë a diçka tjetër. Ia ndreqi (ia rregulloi, ia ujdisi) samarin (bërroren, kurrizin, shpinën) dikujt shih te NDREQ. I sheh edhe shpina është shumë i zgjuar dhe i mprehtë. Me shpinë në tokë (përdhe, përfundi) i nënshtruar, i gjunjëzuar; i mposhtur, i mundur. Me shpinë (me kurriz) ulur shih tek ULUR. Thikë pas shpine keq. diçka që bëhet pabesisht për të dëmtuar rëndë a për të zhdukur një tjetër. Iu vu (iu lëshua) në shpinë dikujt e ndoqi nga pas dikë e nuk iu nda. Ia zbuti shpinën (brinjët, kurrizin) keq. shih te ZBUT. U bë bark e shpinë shih te BARK,~U. U bë (ishte) bark e shpinë me dikë shih te BARK,~U. Bie (fle, rri) në kokërr të shpinës shih te KOK/ËRR,~RRA. Mos të rëntë shpina për tokë! mos vdeksh kurrë! Sikur ka bjeshkën në shpinë shih te BJESHK/Ë,~A. E ka mendjen (i ka mendtë) pas shpine (prapa kokës, pas qafe) shih te KOK/Ë,~A. E ndiente shpinën të ngrohtë shih te NGROHTË (i,e). I nguli (i futi) thikën pas shpine (prapa kurrizit) shih te KURRIZ,~I. Iu ngjit barku pas shpine (me kurrizin) shih te BARK,~U. U ngjitën shpinë për shpinë u bashkuan fort e u bënë një për të mbrojtur a për të ndihmuar njëri-tjetrin, i vunë shpatullat njëri-tjetrit. I ishte qepur mulla për shpinë shih te MULL/Ë,~A. Ia bëri shpinën (kurrizin) më të butë se barkun keq. shih te KURRIZ,~I. Është si tapa në shpinë të detit keq. shih tek TAP/Ë,~A. Të jep ujë me shpinë (me bisht) të lugës shih te BISHT,~I. Të jep ujë me shpinë të dorës të jep ujë me shpinë të lugës. Ka lëkurën e ujkut në shpinë (në kurriz) shih tek UJK,~U. Kthen shpinën (kurrizin, krahët, gëzofin, gunën) nga fryn era shih te KTHEJ.