shpifur

Nga Wiktionary

SHPIFUR mb.

  • 1. I paqenë, i trilluar, i rremë. Akuza të shpifura. Fjalë (lajme) të shpifura.
  • 2. bised. I panatyrshëm, i sajuar, i shpikur. Gjellë e shpifur.
  • 3. mospërf. I dobët e i shëmtuar, që nuk shihet me sy; i ngordhur. Njeri i shpifur. Dele e shpifur. Rri si i shpifur.
  • 4. Përd. em. sipas kuptimit 3 të mbiemrit. Mezi erdhi, i shpifuri.