Jump to content

shpatore

Nga Wiktionary

SHPATORE I f.

  • Shpatinë. Shpatoret e maleve. Arat në shpatore.

SHPATORE II f. bot.

  • 1. Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe si shpatë, me rizomë zvarritëse dhe me lule të mëdha ngjyrëvjollcë në të kaltër, që rritet deri në një metër; luleshpatë. Lulja e shpatores. Rrënjët e shpatores. Kanë çelur shpatoret.
  • 2. vet. Familje bimësh barishtore shumëvjeçare si shpatorja, shpatëza etj., që i kanë gjethet si shpatë dhe lulet të mëdha, të bukura e zakonisht të mbledhura në vastakë, në kallinj a në vile.