shpall

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SHPALL kal.

  • 1. E bëj diçka të njohur për të gjithë me gojë a me shkrim, njoftoj botërisht; bëj një kumtim zyrtar. Shpall një vendim (një dekret). Shpall një konkurs (përfundimet, fituesit e garave). Shpall fejesën. I shpall garë dikujt. Shpalli mobilizimin (gjendjen e jashtëzakonshme). Shpalli asnjanësinë. I shpalli luftë (për shtetet) njoftoi zyrtarisht fillimin e gjendjes së luftës. Shpall botërisht.
  • 2. Bëj të njohur botërisht e në mënyrë solemne diçka shumë të rëndësishme (zakonisht me anë të një akti zyrtar). Shpalli republikën. Shpallën rrëzimin e monarkisë. Shpallën pavarësinë.
  • 3. E cilësoj dikë a diçka zyrtarisht ashtu si e vlerësoj e si e quaj unë. E shpalli veten përkrahës të marksizmit. E shpall të hapur (të mbyllur) një mbledhje (një konferencë, një kongres). E shpallën jashtë ligjit. I shpalli votimet të pavlefshme.
  • 4. bised. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). I kall datën dikujt, e tmerroj, ia shpif. Ta shpall me ata sy.