Jump to content

shpërngulje

Nga Wiktionary

SHPËRNGULJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHPËRNGUL, SHPËRNGULEM.
  • 2. Kalimi i regjistrimit themeltar të shtetasve nga zyra e gjendjes civile të një qyteti, fshati të bashkuar a lagjeje në zyrën e gjendjes civile të një qyteti, fshati të bashkuar a lagjeje tjetër. Bëj shpërnguljen.
  • 3. bised. Vërtetimi që i jepet një nxënësi që ndërron shkollën në mes të vitit shkollor, ku shënohen notat që ka marrë deri në atë ditë. Mori (i dhanë) shpërnguljen.