shpëlarë
SHPËLARË mb.
- 1. Që është shkuar në ujë të pastër për t'i hequr shkumën pas larjes; që është pastruar me ujë. Rrobat e shpëlara. Enët e shpëlara.
- 2. Që është zbehur, që nuk është më e fortë dhe e qartë; që është zbërdhulur (për ngjyrën). Ngjyrë (bojë) e shpëlarë.
- 3. fig. mospërf. Që është pa shije e pa kripë, që nuk të tërheq, që të lë të ftohtë, që nuk ka asgjë të veçantë e nuk të ngjall ndonjë ndjenjë; që nuk shpreh asgjë, i zbarët; që ka përmbajtje të dobët a të varfër, pa ndonjë vlerë të vërtetë e pa forcë ndikuese. Njeri i shpëlarë. Sy të shpëlarë. Zë i shpëlarë. Shaka (fraza) të shpëlara. Muhabet i shpëlarë. Vjersha të shpëlara. Pikturë (tablo) e shpëlarë.
- 4. spec. Që i janë marrë nga ujërat lëndët e nevojshme ushqyese, e varfër (për tokën). Toka të shpëlara.
- 5. bised., keq. I paturp, i pacipë, që as skuqet, as zverdhet. Është fare i shpëlarë.