Jump to content

shpëlaj

Nga Wiktionary

SHPËLAJ kal.

  • 1. Shkoj në ujë të pastër një rrobë a diçka tjetër të larë me sapun për ta pastruar nga shkuma; i shtie ujë të pastër për t'i hequr shkumën; e laj me ujë për ta pastruar; i heq pluhurin duke i hedhur ujë. Shpëlaj këmishët (çarçafët, rrobat). Shpëlaj enët. Shpëlaj kokën (trupin, sytë). Shpëlaj gojën (fytin). Shpëlaj orizin. I shpëlau shiu rrugët. Laj e shpëlaj.
  • 2. vet. veta III. Merr me vete dhera a gjithçka ka toka përsipër (për ujërat); merr me vete, fshin (edhe fig.). Përroi e shpëlau tokën. Lufta e popullit i shpëlau këto plehra nga faqja e dheut.
  • 3. vet. veta III spec. Tret e merr me vete lëndët minerale dhe organike të tokës; shkripëzon (për ujërat). Reshjet i shpëlanë arat.
  • 4. edhe iron. E ha të gjithë gjellën që ndodhet në një enë, s'lë asnjë pikë a asnjë grimë në një enë, e fshij, e pastroj. E shpëlau pjatën (tasin, tenxheren). I shpëlau hambarët (kazanët) e hëngri (e piu) gjithçka që kishte, s'i mbeti më gjë. Ai të shpëlan ha shumë, s'lë gjë pa ngrënë.
  • 5. fig. shih LAJ 7. E shpëlau borxhin.
  • 6. vet. veta III. shih LAJ 9. E shpëlau barku.
  • Sa për të shpëlarë (për të larë) gojën iron. shih te GOJ/Ë,~A. Ia shpëlanë kokën ia hoqën nga koka disa mendime a pikëpamje të gabuara që kishte. I shpëlau (i lau) duart nga i biri i iku i biri nga shtëpia e nuk kujdeset më për të (thuhet për prindërit). I shpëlau duart nga kazma (nga lopata, nga çekani, nga bishti i lopatës) iron. nuk punon më me kazmë (me lopatë, me çekan), ka hequr dorë nga puna e krahut. E shpëlaftë mortja (kolera)! mallk. e marrtë mortja, vdektë!