shpëlahem
Appearance
SHPËLAHEM vetv.
- 1. I hedh ujë fytyrës a trupit për të hequr shkumën, heq shkumën me ujë pasi jam larë; hyj në ujë për të hequr rërën, pluhurin etj. Shpëlahu shpejt! Hyj në det (në liqen) e shpëlahem.
- 2. fig. shih LAHEM 2. Jam larë e shpëlarë me të as i kam, as më ka gjë për të dhënë.
- 3. Pës. e SHPËLAJ. Plehu është shpëlarë nga reshjet. Kripa (e tokës) është shpëlarë nga shirat.