short

Nga Wiktionary

SHORT m.

  • 1. Mënyrë për të caktuar a për të zgjedhur dikë (për një të drejtë, për një punë a detyrë), për të ndarë diçka me paanësi ndër dy a më shumë veta ose për të zgjidhur një çështje, duke hedhur zare a një monedhë metalike, duke tërhequr nga një letër, duke fshehur diçka në grusht etj.; sendi që shënon njeriun e caktuar në këtë mënyrë. Shtinë short. E bënë me short. I ra shorti. U hodh shorti. U zgjodh (u caktua) me short. Në bazë të shortit.
  • 2. ~E, ~ET bised. Pjesa që i takon secilit nga një pasuri që ndahet në këtë mënyrë, pjesë, hise. E ndanë shtëpinë në pesë shorte. Mori secili shortin e vet.
  • 3. bised. Fati. Atë short pati. Ky qe shorti i tij.
  • 4. bised. Bashkëshorti a bashkëshortja. Shorti i parë. Gjeti shortin e saj.