shoqëror

Nga Wiktionary

SHOQËROR mb.

  • 1. Që i përket shoqërisë, që lidhet me jetën dhe me marrëdhëniet e njerëzve në shoqëri, që ka të bëjë me jetën e shoqërisë njerëzore; që bëhet a që zhvillohet në shoqëri, që është karakteristik për shoqërinë. Rend (sistem) shoqëror. Jeta shoqërore. Faktorë shoqërorë. Dukuri shoqërore. Forcat shoqërore. Formacion shoqëror. Kushtet shoqërore. Marrëdhëniet shoqërore. Zhvillimi shoqëror. Ka karakter shoqëror. Ndarja shoqërore e punës. Organizimi shoqëror i punës. Prodhimi shoqëror. ek. Fondi shoqëror i konsumit. ek. Institucionet shoqërore. Barazi (pabarazi) shoqërore. Lëvizje (veprimtari) shoqërore. Përparimi shoqëror. Problem shoqëror. Çështje shoqërore. Plagë shoqërore. Pozita shoqërore. Njeriu si qenie shoqërore. Format e ndërgjegjes shoqërore. Qenia shoqërore dhe ndërgjegjja shoqërore. Mendimi shoqëror. Shkencat (lëndët) shoqërore.
  • 2. Që është karakteristik për një shoqëri të caktuar, që lidhet me një klasë a me një grup të caktuar të shoqërisë; që është pasojë e ndarjes së shoqërisë në klasa, që kushtëzohet nga kjo ndarje. Prejardhja (gjendja, përbërja) shoqërore. Klasë (shtresë) shoqërore. Grup shoqëror. Shkalla shoqërore. Mjedisi shoqëror. E folme shoqërore. gjuh.
  • 3. Që i përket gjithë shoqërisë, që është pronë e të gjithë pjesëtarëve të shoqërisë. Pronë (pasuri) shoqërore.
  • 4. Që ka për qëllim zëvendësimin e marrëdhënieve të vjetra me marrëdhënie të reja më të përparuara në shoqëri, që kërkon a që sjell ndryshime rrënjësore në shoqëri. Revolucion shoqëror. Çlirimi shoqëror. Përmbysje shoqërore. Shndërrime të thella shoqërore.
  • 5. Që lidhet me punën vullnetare për t'u shërbyer njerëzve për qëllime politike, ekonomike, kulturore, profesionale, shëndetësore etj.; që ka të bëjë me organizimin e gjerë të punonjësve e të veprimtarisë së tyre për këto qëllime. Detyrë (punë) shoqërore. Kontroll shoqëror. Organizatë shoqërore.
  • 6. Që bëhet si ndërmjet shokësh të afërt, që bazohet në marrëdhëniet e afërta e miqësore që kanë ndërmjet tyre dy a më shumë njerëz. Të fala (përshëndetje) shoqërore. Bashkëpunim shoqëror. Atmosferë shoqërore. Në frymë shoqërore. Ndihmë shoqërore. Bisedë (kritikë) shoqërore. Gjyq shoqëror.