shoqërizoj

Nga Wiktionary

SHOQËRIZOJ kal. ek.

  • 1. I bëj pronë të gjithë popullit ose të një grupi mjetet e prodhimit, tokën etj., që kanë qenë pronë kapitaliste a pronë vetjake (në rendin socialist). Shoqërizuan tokën. Shoqërizuan veglat (mjetet) e prodhimit. Shoqërizuan fabrikat (minierat).
  • 2. vet. veta III. I jep karakter të gjerë shoqëror prodhimit dhe punës duke zhvilluar forcat prodhuese, duke përqendruar e centralizuar kapitalin etj. (në rendin kapitalist).
  • 3. vet. veta III. E thellon karakterin shoqëror të punës e të prodhimit nëpërmjet zhvillimit të mëtejshëm të forcave prodhuese, shndërrimit të pronës kapitaliste mbi mjetet e prodhimit në pronë shoqërore socialiste dhe rritjes së shkallës së përqendrimit të saj (në rendin socialist).
  • 4. Ua ngarkoj ndërmarrjeve ekonomike një pjesë të punëve shtëpiake, që më parë kryheshin në familje. Të shoqërizojmë më shumë punët e shtëpisë!