shoqëri

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

shoqëri f.

  1. Tërësia e njerëzve që jetojnë në Tokë, të vështruar në lidhjet e marrëdhëniet që kanë ndërmjet tyre në procesin e prodhimit; tërësia e njerëzve që jetojnë së bashku në një vend dhe që janë të lidhur me marrëdhënie të caktuara në prodhim. Shoqëria njerëzore. Shoqëria e re (e vjetër). Shoqëria shqiptare. Shoqëria jonë. Shoqëri me (pa) klasa. Historia e shoqërisë. Ligjet e zhvillimit të shoqërisë. Ndarja e shoqërisë në klasa.
  2. Rendi ekonomik në një periudhë të caktuar të zhvillimit historik të njerëzimit dhe superstruktura që i përket këtij rendi. Shoqëria skllavopronare. Shoqëria feudale. Shoqëria kapitaliste. Shoqëria socialiste (komuniste).
  3. Marrëdhënie ose lidhje të afërta e miqësore që kanë ndërmjet tyre dy a më shumë njerëz, të qenët shokë; njerëzit që kanë marrëdhënie të tilla ndërmjet tyre; njerëzit me të cilët shoqërohemi, grup njerëzish që e kalojnë kohën së bashku. Shoqëri e vërtetë (e sinqertë). Shoqëri e sëmurë (e keqe). Ndikimi i shoqërisë. Kanë shumë shoqëri. Është larguar nga shoqëria. Lë kokën për shoqërinë. Ai është shpirti i shoqërisë. Mos u ndaj nga shoqëria!
  4. Grup njerëzish të bashkuar për të zhvilluar një veprimtari të përbashkët ose për qëllimet e interesat e tyre të përbashkëta, me detyra e të drejta të përcaktuara në një rregullore a statut; shoqatë, organizatë. Shoqëri sportive (artistike, kulturore, shkencore). Shoqëritë e punëtorëve (e zanatçinjve). Shoqëria «Puna». «Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip».
  5. Rreth i ngushtë njerëzish që u përkasin klasave të privilegjuara (në vendet me klasa të privilegjuara). Shoqëria e lartë (e zgjedhur). Shoqëria zyrtare. Shoqëri fisnikësh.
  6. Bashkimi i dy a më shumë kapitalistëve, të cilët krijojnë një kapital të përbashkët me qëllim që të rritin fitimet e tyre. Shoqëri tregtare. Shoqëri aksionare. Shoqëri shumëkombëshe. Shoqëritë e huaja. Shoqëri anonime. Shoqëri e lundrimit detar (ajror).