Jump to content

shndërrohem

Nga Wiktionary

SHNDËRROHEM vetv.

  • 1. Ndryshoj rrënjësisht, marr një pamje a një formë tjetër, fitoj një natyrë a një përmbajtje të re, fitoj tipare të reja; vet. veta III kthehet në një gjë tjetër; i ndryshon shumë pamja. Shqipëria është shndërruar në një vend me ekonomi të zhvilluar. Kënetat janë shndërruar në toka pjellore. Uji shndërrohet në avull. Asgjë nuk humbet, por gjithçka shndërrohet.
  • 2. Pës. e SHNDËRROJ.