shmangie
Appearance
SHMANGIE f.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHMANG, SHMANGEM. Shmangia e humbjeve (e gabimeve).
- 2. Largim nga një drejtim i caktuar; mospërputhje me diçka që merret si model a si bazë për krahasim; përmasat e këtij largimi a të kësaj mospërputhjeje. Shmangie e vogël (e parëndësishme). Shmangie nga drejtimi.
- 3. fiz. Largimi i gjilpërës magnetike të busullës nga meridiani magnetik për shkak të tërheqjes që ushtron një vendburim hekuri; këndi që formohet midis drejtimit të gjilpërës magnetike dhe meridianit (gjeografik) për shkak të mospërputhjes së poleve gjeografike me polet magnetike. Shmangie magnetike.
- 4. fig. Largim a shkarje nga vija themelore e një programi politik, e një teorie, e një doktrine. Shmangie nga e majta (nga e djathta).
- 5. fig. Largim nga diçka; moszbatim, shkelje. Shmangie nga norma e gjuhës letrare. Shmangie nga rregullat (nga parimet). Shmangie nga detyra (nga puna, nga shërbimi ushtarak).