shkurtoj

Nga Wiktionary

SHKURTOJ kal.

  • 1. Ia zvogëloj diçkaje gjatësinë a lartësinë, e bëj më të shkurtër. Shkurtoj drutë. Shkurtoi këmbët e tryezës. Shkurtoj flokët. Shkurtoj perdet (fustanin, mëngët). Shkurtoj hapin. Shkurtoj shënjestrën. usht. i jap shënjestrës një gradim më të vogël për ta dërguar predhën në një shenjë që ndodhet më afër.
  • 2. sport. E bëj më të shkurtër largesën që më ndan nga ata që janë para meje në një garë vrapimi, çiklizmi etj. Shkurtoj largësinë.
  • 3. E bëj që të zgjatë më pak, të përfundojë më shpejt, të kryhet në një kohë më të shkurtër; e bëj që të vdesë a të shkatërrohet më shpejt; kund. zgjat. Shkurtoj kohën e... (afatin e...). Shkurtoj orët (javën) e punës. I shkurtoj jetën (ditët) dikujt a diçkaje.
  • 4. Pakësoj ose zvogëloj sasinë a vëllimin e diçkaje duke i hequr një a disa pjesë; kund. shtoj; zgjeroj. Shkurtoj një studim (një referat). Shkurtoj shpenzimet (buxhetin). Shkurtoj organikat (kuadrin, fuqinë punëtore). Shkurtoj listën.
  • 5. bised. Largoj dikë nga një punë ku nuk është më i nevojshëm; heq. Shkurtuan dy veta. Ia shkurtuan vendin.
  • 6. edhe jokal. I bie për shkurt, zgjedh rrugën më të shkurtër ndërmjet dy pikave. Shkurtoj udhën. Kjo rrugë shkurton.
  • 7. Vras, pres; i marr jetën, e vdes. I shkurtoi armiqtë. I shkurtoi kryet (kokën). E shkurtoftë plasja (kolera)! mallk.
  • 8. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore). Më pret, më than (për erën kur është shumë e ftohtë dhe e fortë). Atje të shkurton era.
  • Ia shkurtoi (ia preu) dorën (duart) dikujt shih te DOR/Ë,~A. I shkurtoi (i preu, i thau) duart (dorën, krahun) shih te DOR/Ë,~A. Shkurtoje (preje) gjuhën! mjaft fole!, mos u bëj llafazan! Ia shkurtoi këmbët dikujt e ndëshkoi rreptë dhe nuk e lejon të shkelë më diku, që të mos bëjë dëme e të këqija. Shkurti shkurton urët fj.u. në shkurt bën ftohtë dhe harxhohen shumë dru për zjarr.