Jump to content

shkurt

Nga Wiktionary

SHKURT I m.

  • Muaji i dytë i vitit, që vjen pas janarit. Të ftohtët e shkurtit. Java e parë e shkurtit.

SHKURT II m.

  • Djalë a burrë me trup të shkurtër.

SHKURT ndajf.

  • 1. Duke shkuar nëpër rrugën më të shkurtër për të arritur diku, nga është rruga më e shkurtër, andej nga del më afër (e shoqëruar ose jo me parafjalën «për»); kund. gjatë. I rashë (për) shkurt. Andej dalim shkurt. Këtej bie (pret) më shkurt. Nga shkohet më shkurt?
  • 2. Në mënyrë të tillë që të mos mbulohet qafa, me gjatësi të vogël (për flokët). I pres flokët shkurt.
  • 3. Me pak fjalë, pa hyrë në hollësira, pa e zgjatur; përmbledhtas; kund. gjatë; gjerë. Foli (u përgjigj, i ra) shkurt. Shkruaj shkurt. Që ta themi (që t'i biem) shkurt...
  • 4. bised. Duke thënë fjalën e fundit (kur bëjnë pazar për diçka); duke e thënë një gjë copë dhe me pak fjalë. Sa e mban shkurt? Këpute shkurt! Do shkurt ti?
  • 5. si fj. ndërm. Që ta themi me pak fjalë, që të mos e zgjatim (përdoret në krye të një fjalie kur rimerret e përmblidhet me pak fjalë ajo që është thënë më parë). Shkurt, aty ka pasur një frymë të lartë luftarake. Shkurt, nuk kthehem dot para shtatorit.
  • I ra shkurt (një pune) e përfundoi shpejt një punë a një çështje, pa u thelluar dhe pa hyrë në hollësira. Gjykon (mendon) shkurt nuk gjykon thellë, nuk thellohet, nuk sheh larg. Shkurt hesapi... fj. ndërm.
  • a) që ta zgjidhim këtë punë pa e zgjatur...
  • b) s'ka vend për fjalë të tepërta, puna është e qartë. Pret shkurt shih te PRES I. Ia preu shkurt dikujt shih te PRES I. I preu drutë shkurt me dikë nuk ia zgjati shumë dikujt, i dha përgjigjen e duhur, i tregoi vendin.