shkundem
Appearance
SHKUNDEM vetv.
- 1. vet. veta III. Shkëputet nga vendi dhe bie poshtë vetiu, nga era a kur e prekim (për kokrrat e drithërave dhe për gjethet); mbetet pa kokrra a pa gjethe (për kallinjtë, për drurët etj.). U shkund gruri. U shkundën kallinjtë. U shkund dushku (mani). U shkundën ullinjtë.
- 2. Tund rrobat që kam veshur ose u bie fort me duar që t'u ikë pluhuri a ndonjë papastërti tjetër. Shkundu, se je bërë me miell! Mos u shkund këtu!
- 3. Bëj disa lëvizje të hovshme e të shpejta të gjithë trupit sikur më kalon një dridhje e fortë; vet. veta III shpupuritet (për shpendët); tundem fort. U shkund një herë dhe tha... Shkundën dhentë. Shkundën patat (rosat, pulat). U shkundën xhamat. Tundeshin e shkundeshin duke qeshur.
- 4. fig. Gjallërohem, vihem në lëvizje, dal nga plogështia e mefshtësia dhe bëhem luftarak; mbledh fuqitë e mia, bëhem i vetëdijshëm për përgjegjësitë e detyrat e mia; vij në vete, heq dorë nga pikëpamjet, qëndrimet e sjelljet e gabuara; tundem. Ka nevojë të shkundet ca. U shkundën i madh e i vogël. Të shkundemi nga pluhuri i së kaluarës (nga plogështia)! Shkundu një herë!
- 5. fig. I prish të gjitha paratë që kam, mbetem pa një lek; i harxhoj të gjitha ushqimet që kam a i shes të gjitha plaçkat e shtëpisë, mbetem pa gjë a me fare pak gjëra në shtëpi. U shkund fare. U shkund nga xhepi (nga ushqimet, nga zahiretë).
- 6. fig. Humbas aftësinë për të menduar e për të arsyetuar në mënyrë të shëndoshë, më rrjedhin trutë, matufosem, rrjedh. U shkund fare (nga trutë).
- M'u shkundën zorrët më griu uria, e kam barkun bosh. Tundet e shkundet mbahet me të madh, kapardiset.