Jump to content

shkumës

Nga Wiktionary

SHKUMËS m.

  • 1. Gur gëlqeror i butë dhe i bardhë, i formuar prej guaskash ose prej bimësh njëqelizore të detit, që përdoret në degë të ndryshme të industrisë kimike etj. Shkumës i bluar. Shtresë shkumësi.
  • 2. Shkop i vogël prej kësaj lënde ose i përgatitur prej lëndësh të tjera, që përdoret për të shkruar në dërrasën e zezë ose në një sipërfaqe tjetër me ngjyrë të errët. Shkumës i bardhë. Shkumës me ngjyra. Punishtja e shkumësit. Shkruaj me shkumës.