shkul
Appearance
SHKUL I m.
- 1. Litër leshi, pambuku, mëndafshi etj.; torkë, çile. Një shkul lesh (pambuk, mëndafsh). Bëri katër shkule. Ngjeu dy shkule. E bëri shkulin lëmsh. E bëri lëmshin shkul.
- 2. fig. Shtëllungë; tufë. Një shkul drite.
SHKUL II m.
- 1. Shkulm. Shkul gjaku. I shkonin lotët shkul. Këndonte me shkul të zemrës.
- 2. përd. mb. Shumë i ngrohtë, i nxehtë, i valë. Uji ishte shkul. E përvëloi me ujë shkul. E kishte trupin shkul.
- 3. përd. ndajf. Shumë ngrohtë. Kjo pallto të mban shkul.
- 4. përd. ndajf. Duke hedhur valë, me valë (për ujin kur valon). Hiqe ujin se valoi shkul.
SHKUL kal.
- 1. Nxjerr me forcë ose me një lëvizje të menjëhershme një gjë që është e ngulur a e futur diku; nxjerr me gjithë rrënjë një bimë etj.; nxjerr me vrull e me forcë diçka nga vendi; kund. ngul. Shkul një hu (një shtyllë). Shkul gardhin. I shkuli pendët këndesit. Shkul thinjat (qimet). Shkul gozhdët. Shkul preshtë (qepët, hudhrat). Shkul lirin. Shkul barërat e këqija (hithrat, ferrat). Shkul një dhëmb (një dhëmballë). Shkul gurë me kazmë.
- 2. E heq menjëherë e me forcë, e shkëput nga vendi, shqit. Shkuli derën. Mezi ia shkulën nga duart. Këtu të shkul era.
- 3. Tërheq diçka me forcë gati sa nuk e këput. Ia shkuli veshët. I shkuli faqet. Shkulte flokët (leshrat). Ia shkuli mjekrën.
- 4. fig. Heq krejtësisht nga mendja a nga ndërgjegjja e dikujt një mendim ose një pikëpamje të ngulitur, një ndjenjë etj.; e bëj ta harrojë fare diçka; zhduk me rrënjë një dukuri; çrrënjos; kund. ngul. I shkulim nga rrënjët besëtytnitë e paragjykimet fetare. Nuk ia shkulën dot nga zemra (nga mendja). Mezi ia shkulën nga koka.
- 5. fig. E detyroj dikë të ngrihet e të ikë nga vendi ku është, e përzë, e ndjek; e marr me vete me zor ose mezi e bind të vijë me mua. I shkulëm italianët nga Vlora. I shkulëm me zjarr nga llogoret. I shkulën nga fshati (nga vatrat e tyre). Kush e shkul atë që andej? Mezi e shkula nga shtëpia.
- 6. fig. Ia dal t'i shkëput dikujt një gjë; e bëj që të flasë. Ia shkuli lejen me pahir. Nuk i shkulën dot asnjë fjalë.
- 7. fig. Largoj, heq, shkëput (vështrimin, sytë). Nuk ia shkulte sytë.
- 8. fig. Më lodh e më mërzit me të thirrura e me të bërtitura ose me zhurmë të vazhdueshme, më bën që të më dhembë koka etj. Më shkuli nga mendtë (nga koka). Më shkuli mendjen e kokës (kokën). Na shkulën nga veshët.
- 9. E bëj të qeshë fort, e gajas; më mundon, më këput. Na shkuli gazit (së qeshuri). Më shkuli kolla.
- 10. fig. bised. Ia marr këngës bukur a i fryj bukur një vegle muzikore, e tund. Ia shkulën këngës që ç'ke me të. A ia shkulim një herë labçe? Shkulja një herë zamares ashtu si di vetë!
- E shkulëm barkun folëm e bërtitëm, po nuk na dëgjoi kush. I shkuli (i tundi) dhëmballët (dhëmbët) dikujt e detyroi dikë të përgjigjej gjer në një për një veprim a për një sjellje të padrejtë, e ndëshkoi rreptë. Shkul (përmbys, pres) nga rrënjët (me rrënjë) shih te RRËNJ/Ë,~A I. I shkuli (i hoqi, i tërhoqi, i zgjati) veshin (veshët) dikujt shih te VESH,~I. Më shkuli zorrët nuk e duroj dot, më nxori zorrët, më vjen për të vjellë prej tij. Shkul një gur nga një mur (shkul një qime nga një derr) është shumë dorështrënguar, mezi e nxjerr lekun nga xhepi. E shkulën (e ngritën) me rrënjë e me degë shih te RRËNJ/Ë,~A I. Ngul hunj e shkul hunj shih te HU,~RI. Ngul qepë e shkul hudhra shih te QEP/Ë,~A.