shkruar
Appearance
SHKRUAR as.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHKRUAJ, SHKRUHEM. Arti i të shkruarit. Me të folur e me të shkruar.
- 2. vjet. Shkrim. Mësoi të shkruar e të kënduar. Ia dha (e ka) me të shkruar.
SHKRUAR mb.
- 1. Që është shkruar, që është hedhur në letër, që është paraqitur a ngulitur me shkrim: që shkruhet a ngulitet me shkrim. Diskutim i shkruar. Ligje të shkruara e të pashkruara. Provë e shkruar. drejt. Gjuhë e shkruar. gjuh.
- 2. I qëndisur; me lajlelule; që është pika-pika, i larmë; shumë i bukur, që është sikur e ka vizatuar njeri me dorë. Këmishë e shkruar. Çorape të shkruara. Nepërkë e shkruar. Pëllumb i shkruar. Me sy të shkruar me sy të larmë e shumë të bukur.
- 3. vjet. E paracaktuar, e thënë (sipas besimeve të kota). Ashtu kishte qenë e shkruar. Ashtu e kishte të shkruar.
- 4. si em. ~, ~A (e) f. vjet. Fati, e thëna (sipas besimeve të kota). Ashtu e kishte të shkruarën.
- E ka të shkruar në ballë shih te BALL/Ë,~I.