shkruaj
Appearance
SHKRUAJ kal.
- 1. edhe jokal. Paraqit tingujt e ligjërimit a ngulit fjalët me anë shenjash të posaçme grafike (me shkronja, me numra etj.) mbi sipërfaqen e diçkaje. Shkruaj emrin (datën, numrin e telefonit). Shkruaj në fletore (në pllakë, në gur, në rërë). Shkruaj në dërrasën e zezë. Për të shkruar gjuhën tonë. Shkruaj me kalem (me shkumës, me makinë). Shkruan me dorën e majtë. Shkruaj shpejt (ngadalë). Shkruaj qartë (bukur, me kujdes, pastër). Kjo penë nuk shkruan. Mësuan të shkruajnë.
- 2. Shënoj a shpreh një mendim ose diçka tjetër me shkrim; hartoj një vepër letrare, shkencore etj.; hedh në letër ato që dua t'i kumtoj dikujt; i dërgoj letra dikujt. Shkruaj një letër (një raport, një hartim). Shkruaj kujtimet. Shkruan tregime (vjersha, drama). Ka shkruar një libër (një studim, një artikull). Shkruan për të vegjlit (për të rinjtë). Marksi shkruan se... U shkruaj prindërve (shokëve). Shkruan bukur.
- 3. bised. Shënoj në një listë a në një fletore të posaçme, regjistroj. Shkruaj pajtimtarë. E ka shkruar i ati të vogël. E shkruan ushtar. Ia shkruan të tëra ç'kishte në shtëpi.
- 4. bised. Qëndis; zbukuroj me vizatime të ndryshme. Shkruaj këmishën. Shkruaj me gjilpërë. E kishte shkruar martinën.
- 5. bised. shih SHËNOJ 7. Ua shkroi linë fëmijëve.
- Shih e shkruaj! punët duken qartë, s'ka nevojë për shpjegime, është siç e sheh. Ku ta shkruajmë këtë? iron. thuhet kur dikush, që njihet si i paaftë, si përtac etj., në një rast të rrallë e kryen mirë një punë dhe i habit të tjerët. E shkruaj në akull shih tek AKULL,~I. Shkruaj me shkronja të arta shih tek ARTË (i,e). Shkroi një faqe të lavdishme (të ndritur) bëri një heroizëm, që do të mbetet i paharruar në histori. S'e shkruan (s'e vë, s'e fut, s'e shtie, s'e ka) në defter dikë a diçka edhe poh. shih te DEFTER,~I. Vetë shkruan, vetë vulos bën si do vetë, nuk pyet për njeri.