Jump to content

shkrifëroj

Nga Wiktionary

SHKRIFËROJ kal.

  • 1. E bëj të shkrifët duke e punuar me vegla të ndryshme (për tokën). Shkrifëroj tokën me shatë. Grami e ka shkrifëruar dheun.
  • 2. E bëj të gjallë e të gëzueshëm; e lehtësoj në shpirt, ia heq brengën a frikën. Zëri i tij i ëmbël e shkrifëroi. Ia shkrifëroi zemrën (shpirtin). I shkrifëroi shokët me ato fjalë.