Jump to content

shkoq

Nga Wiktionary

SHKOQ kal.

  • 1. Ndaj kokrrat nga kalliri a nga bishtaja, e bëj kokrra-kokrra. Shkoq misër. Shkoq kallëza. Shkoq fasulet (bizelet). Makinë për të shkoqur.
  • 2. Thërrmoj, e bëj thërrime, shkërmoq. U shkoq bukë pulave. Shkoq brumin për të bërë trahana. Shkoq dheun (plisat).
  • 3. Shpërndaj, përhap, bëj kokrra; ndaj veç e veç njësitë nga një e tërë, lëshoj një nga një. Shkoq fishekët nga gjerdani. Shkoq tespihet. Shkoq forcat (në luftim). Shkoq një familje.
  • 4. bised. Ndaj, shkëput, shkul; ndaj dy veta që zihen (edhe fig.). Mezi e shkoqi gurin e pragut. Duhet ta shkoqim prej shokëve të këqij. U kacafytën dhe mezi i shkoqën.
  • 5. bised. Sqaroj një çështje, shpjegoj një punë a një çështje me hollësi; shkoqit. Nuk e shkoqën punën. Shkoq mendimin. Ma shkoqi gjerë e gjatë. Shkoqi programin e qeverisë. vjet.
  • 6. bised. Thyej paratë, i bëj të vogla. Mund të ma shkoqni këtë njëqindlekëshe?