Jump to content

shkelës

Nga Wiktionary

SHKELËS m.

  • 1. Ai që shkel a dhunon një normë ligjore, shoqërore, morale ose zakonore, dhunues. Shkelës i ligjshmërisë. Shkelës i rregullave (i disiplinës). Shkelës i besnikërisë bashkëshortore.
  • 2. Ai që kapërcen në mënyrë të fshehtë e të paligjshme kufirin shtetëror të një vendi. Shkelës kufiri. Shkelësin e kapën.
  • 3. Pushtues, ai që shkel një vend të huaj. Shkelësi i huaj. Shkelësit fashistë (nazistë). Shkelësi i vendit (i vatrave).
  • 4. Vegël për të shtypur a për të ngjeshur rrushin, duhanin etj. gjatë përpunimit. Shkelësi i mishit. Shkelësi i duhanit.
  • 5. Vegël e farkëtarit si vare me katër qoshe, e sheshtë e nga njëra anë më e gjerë, që shërben për të rrafshuar një hekur të skuqur, duke e vendosur mbi të dhe duke e goditur nga sipër me çekiç a me vare. Shkelës prej çeliku.
  • 6. vjet. Lajmës, shkelbaltës. Kishin ardhur shkelës nga larg.
  • 7. Përd. mb. sipas kuptimeve 1-3 të emrit. Ushtritë (hordhitë) shkelëse.