shkatërroj
Appearance
SHKATËRROJ kal.
- 1. E prish krejt diçka, rrënoj, shemb. Shkatërruan qytete (fshatra). Shkatërruan ura (rrugë, ndërtesa). Shkatërroi tanke (aeroplanë, makina). E shkatërroi nga themelet.
- 2. E prish krejt dhe e shkretoj diçka; dërrmoj, shpartalloj, asgjësoj. Breshri i shkatërroi të mbjellat (pemët). Shkatërroi ekonominë (bujqësinë). Shkatërruam ushtrinë armike. Shkatërroj mikrobet. Shkatërrojnë të vjetrën. Shkatërruan makinën e shtetit borgjez (planet e armiqve). Shkatërroj nga brenda.
- 3. Dëmtoj shumë, prish; keqësoj. Shkatërroi shtëpinë (familjen). Më shkatërroi shëndetin. Na shkatërroi nervat. Na shkatërroi veshët me atë zhurmë.
- 4. I gjej fillin një lëmshi të ngatërruar, çngatërroj një fill që është ngatërruar; kund. ngatërroj.