shkarpë
Appearance
SHKARPË I f. kryes.
- Degë të holla e të thata, që përdoren për të ndezur zjarrin a për të bërë zjarr me flakë; karthje. Shkarpa të thata. Një krah shkarpa. Mbledh shkarpa. Vete për shkarpa. Ndez zjarrin me shkarpa.
- U bë shkarpë
- a) u dobësua shumë, u hollua tepër, u tha (për njerëzit e për kafshët);
- b) s'i ka mbetur më gjë, u shkund fare. Kërceu përmbi shkarpa (përmbi samar) shih te KËRCU,~RI. Iu bë buka shkarpë mezi e kapërcen bukën a ushqimin, nuk i hahet ngaqë është i mërzitur, i shqetësuar a i pikëlluar. La dasmën e shkoi për shkarpa la një punë të rëndësishme dhe merret me një punë të parëndësishme e jo të ngutshme. Nuk piqet buka me shkarpa fj. u. nuk mund të kryhet mirë një punë pa pasur mjetet e nevojshme.
SHKARPË II f. kryes.
- Këpucë të vjetra, të shqepura a të grisura, këpucë që s'mbathen më.
SHKARPË III f. bot. krahin.
- Xinë.
SHKARPË IV f.
- Pite pa mjaltë.