shkapërderdhem
Appearance
SHKAPËRDERDHEM vetv.
- 1. vet. veta III. Shpërndahet, përhapet, përndahet andej-këtej. Shkapërderdhet uji nëpër ara. Shkapërderdhet tymi në qiell.
- 2. vet. Shpërndahemi andej-këtej, nuk qëndrojmë të mbledhur a të bashkuar. Ushtarët ishin shkapërderdhur nëpër pyll. U shkapërderdhën dhëntë nëpër kodra. U shkapërderdhën retë.
- 3. vet. veta III. Copëtohet, degëzohet tepër; nuk ndjek një vijë të vetme, nuk ka vijimësi e lidhje të pandërprerë, përhapet, përndahet. Shkapërderdhet konflikti (i një vepre letrare). Iu shkapërderdhën mendimet.
- 4. Pës. e SHKAPËRDERDH.