Jump to content

shkalloj

Nga Wiktionary

SHKALLOJ I jokal.

  • 1. Luaj mendsh, prishem mendsh, çmendem, marrosem. Paska shkalluar fare. Shkalloi nga gëzimi. Shkallove nga mendtë? Është në vete apo shkalloi?
  • 2. kal. E çmend, e bëj të luajë mendsh me veprimet a me sjelljet e mia. Pusho, se na shkallove! Shkalloi dynjanë!

SHKALLOJ II kal.

  • 1. Gdhend një dru duke i bërë një si shkallë, e pres një dru me sëpatë deri në zemër, i bëj një çallatë. Shkalloj një lis (një pishë, një tra).
  • 2. U bëj dhenve a dhive një shenjë si shkallë në vesh. I shkalloi në veshin e djathtë.