Jump to content

shkallmoj

Nga Wiktionary

SHKALLMOJ kal.

  • 1. edhe fig. Shkatërroj, prish krejt, shemb nga themeli; shkul nga vendi; shpërthej, thyej, zbërthej, bëj copë-copë. Shkallmoj shkëmbinjtë. E shkallmoi shtëpinë. Shkallmoj një arkë. Shkallmoi pyjet. Shkallmuan prangat (zinxhirët) e robërisë. Botën mizore ne do ta shkallmojmë... Shkallmuam mbeturinat e së kaluarës (zakonet prapanike). Ia shkallmoi shëndetin rakia (pija). E shkallmoi kolla. E shkallmuan ethet.
  • 2. fig. Lodh e këput, rraskapit, dërrmoj. E shkallmoi puna e rëndë.