shkëputur
Appearance
SHKËPUTUR mb.
- 1. Që ka mbetur vetëm duke u ndarë nga të tjerët.
- 2. I rrallë, i veçantë. Disa njerëz të shkëputur. Disa raste të shkëputura.
- 3. Që është ndarë nga një tërësi dhe që nuk ka lidhje me pjesët e tjera. Problem i shkëputur. Çështje e shkëputur.
- 4. Që nuk është i plotë, që nuk përbën një tërësi, që nuk është i lidhur mirë, që përbëhet prej pjesësh të veçanta, i palidhur. Njohuri të shkëputura. Mendime të shkëputura. Pjesë të shkëputura.
- 5. Që është veçuar nga dikush a nga diçka, që është shkëputur, i ndarë. Gurë të shkëputur. Viçat (gicat, shelegët) e shkëputur. Rri i shkëputur.
SHKËPUTUR ndajf.
- Në mënyrë të shkëputur, pa u lidhur me sendet e me çështjet e afërta. E studioj (e vështroj) diçka shkëputur nga rrethanat.