shkëndijim

Nga Wiktionary

SHKËNDIJIM m. kryes. libr.

  • 1. Vezullimi i shkëndijave që dalin nga një trup, i cili shkëndijon, dritë vezulluese. Shkëndijimet e pikave të vesës. Shkëndijimet e ujërave nën rrezet e diellit (e hënës).
  • 2. fig. Shkëndijat e një ndjenje të fortë, të një zjarri të brendshëm. Shkëndijimi i syve të saj. Shkëndijime të frymëzimit.