shkëndijë
Appearance
SHKËNDIJË f.
- 1. Thërrmijëz e zjarrtë që shkëputet nga një trup i ndezur a i skuqur, nga dy trupa të fortë (metale ose gurë) kur përplasen njëri me tjetrin ose nga një shkarkim elektrik; xixë. Shkëndijë elektrike. Tufë shkëndijash. Lëshon (përhap) shkëndija. U shua si shkëndijë vdiq shpejt. Një shkëndijë ndez një mal. fj. u.
- 2. fig. Diçka e vogël, që bëhet fillimi i një lëvizjeje të madhe a i një veprimtarie të rëndësishme. Shkëndijë revolucionare. Shkëndija e parë e kolektivizimit. Shkëndija e shkollës shqipe. U bë shkëndijë për ...
- 3. fig. Shfaqja a shenja e parë e një ndjenje të mirë; shfaqje e qartë e një aftësie të veçantë a e një dhuntie te dikush. Një shkëndijë shprese (gëzimi). Shkëndija e talentit. Shkëndijë zgjuarsie.
- 4. fig. Shkëlqimi i syve si shprehje e një ndjenje të fortë, e një zjarri të brendshëm etj. I lëshojnë sytë shkëndija.
- 5. zool. Xixëllonjë, shkëndijëz. Dolën shkëndijat.
- 6. zool. Kandërr me trup të zi ose ngjyrëkafe të hapur, me flatra të mëdha e me këmbë të gjata, që shfaqet në kohën e lulëzimit të pemëve dhe dëmton lulet e tyre. Mollët i dëmtoi shkëndija.
- 7. përd. mb. Që shkëlqen fort, shumë i ndritshëm, xixë. Syrin shkëndijë e ka. E bëri pushkën (shpatën) shkëndijë e fshiu dhe e pastroi sa e bëri të shkëlqejë.
- 8. përd. mb. I shkathët dhe i shpejtë në punë e në veprime, shpuzë. Është shkëndijë ajo vajzë.
- Ndez shkëndijën shih te NDEZ. I lëshojnë (i bëjnë, i nxjerrin) sytë shkëndija (çika, xixa) shih te SY,~RI. Shkëndijat (shkëndijëzat) dalin në maj fj. u. çdo punë ka kohën e vet. S'ka ç'i bën shkëndija eshkës së njomë (së lagur) fj. u. për t'ia dalë në krye një pune nuk mjafton vetëm dëshira e mirë, por duhen plotësuar me kohë kushtet e nevojshme.