shkëmbim
Appearance
SHKËMBIM m.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHKËMBEJ, SHKËMBEHEM. Shkëmbim i gjerë (i frytshëm) i mendimeve (i përvojës). Shkëmbim përshëndetjesh (vizitash, letrash). Shkëmbim notash. dipl. Shkëmbim zjarri. usht. Shkëmbim nxehtësie. fiz. Shkëmbim popullsish. drejt. Shkëmbimi i robërve të luftës. drejt. Me shkëmbim duke shkëmbyer një gjë me diçka tjetër. Monedhë shkëmbimi. Kursi i shkëmbimit (të monedhave të ndryshme). fin.
- 2. vet. Mallra që shkëmbejnë dy shtete njëri me tjetrin; vepra të artit a të kulturës ose grupe a delegacione të njerëzve të artit, të kulturës e të shkencës që shkëmbejnë dy shtete njëri me tjetrin. Shkëmbime tregtare. Shkëmbime kulturore. Vëllimi i shkëmbimeve.
- 3. ek. Qarkullimi i mallrave si formë e shpërndarjes së të mirave materiale që prodhon shoqëria. Shkëmbimi i mallrave. Shkëmbim në natyrë. Format e shkëmbimit.
- Në shkëmbim (me një emër në r. gjinore) në vend..., për të zëvendësuar diçka. Monedhë shkëmbimi (këmbimi) libr. mjet për të bërë allishverishe, matrapazllëqe a dallavere. Shkëmbimi (këmbimi) i lëndëve biol. tërësia e shndërrimeve kimike e biologjike që ndodhin në organizmat e gjallë gjatë përvetimit e shpërvetimit të lëndëve.