Jump to content

shfletoj

Nga Wiktionary

SHFLETOJ kal.

  • 1. Kthej një nga një fletët e një libri, të një reviste, të një fletoreje, të një dosjeje etj. Shfletoj një libër (një revistë). Shfletoj bllokun (albumin). Shfletoj dosjen (dokumentet).
  • 2. I hedh një sy të shpejtë një reviste, një libri etj., duke i kthyer fletët një nga një, lexoj shpejt e shpejt e pa u thelluar. Shfletoj një revistë. Shfletoj fletoren e shënimeve.