sheshit
Appearance
SHESHIT ndajf.
- 1. Në shesh, nëpër shesh; jashtë, zbuluar, në fushë. Mbeti misri sheshit. U derdhën ullinjtë sheshit.
- 2. Haptas, pa u fshehur, sheshazi; hapur, para të gjithëve; zbuluar; qartë, shkoqur. Doli (u shfaq) sheshit. Zbuloj (nxjerr) sheshit. Vepron (punon) sheshit. E bënte sheshit. Vetë (shkoj) diku sheshit. Përkrah (ndihmoj) sheshit dikë. Lufton me pallë sheshit. Gënjen sheshit. E thotë (flet) sheshit. Duket (shihet, kuptohet) sheshit. Tregon sheshit se ...
- 3. fig. Pa ndihmë, në gjendje të vështirë ekonomike, në mes të katër rrugëve, rrugëve; lakuriq. I la fëmijët sheshit.