shesh

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SHESH m.

  • 1. Vend i rrafshët pa brigje e pa gropa, fushë; vend i rrafshët, i hapët, pa pyje e zakonisht i papunuar. Shesh i madh (i vogël, i gjerë). Shesh me bar. U mblodhën në një shesh.
  • 2. Vend i hapët në qytet a në fshat, zakonisht i rrethuar me ndërtesa, nga ku nisin disa rrugë kryesore; vend i rrafshët e i lirë pranë disa ndërtesash banimi ose në mes të tyre, që shërben si oborr, zakonisht për të luajtur fëmijët. Shesh i madh (i vogël, i gjerë). Sheshi i qytetit (i lagjes, i fshatit).
  • 3. Vend i rrafshët i caktuar për diçka, vend i posaçëm ku bëhet diçka. Shesh veror (ditor) vend i posaçëm i pajisur me lojëra e mjete të tjera të nevojshme, ku fëmijët kalojnë në mënyrë të organizuar pushimet verore. Shesh sportiv. Shesh gjeografik ngastër toke pranë shkollës, e pajisur me mjete për konkretizimin e mësimit të gjeografisë dhe për vëzhgime që lidhen me mësimin e gjeografisë. Shesh lojërash. Sheshi i burrave vend në fshat ku mblidheshin ose ndesheshin burrat. Shesh ndërtimi. ndërt. vendi ku bëhet një ndërtim dhe ku grumbullohen materialet e nevojshme për këtë. Shesh prodhimi. ndërt. vendi pranë një ndërtese, ku përgatiten materiale të ndryshme ndërtimi. Shesh montimi. ndërt. vendi pranë një ndërtese, ku bëhet montimi i materialeve të parapërgatitura. Shesh stërvitjeje. usht. Sheshi i lëshimit të raketave. usht. Sheshi i ngarkim-shkarkimit. Sheshi i shpimit (të një pusi të naftës).
  • 4. Truall, tokë, dhe. Rri (ulem) në shesh. Ra në shesh. Ngrihem nga sheshi. Merr sheshin derdhet e përhapet përdhe.
  • 5. Vend ku zhvillohet një ngjarje a një veprimtari, fushë; fig. vendi ku provohet diçka. Sheshi i luftës. Shesh luftërash (betejash). Sheshi i trimërisë (i nderit).
  • 6. Diçka a pjesë e një sendi që vjen e rrafshët, faqe; sipërfaqe. Shesh pushimi. ndërt. pjesa e sheshtë në kthesat e shkallëve të një ndërtese, ku nuk ka shkallare, sheshore. Sheshi i tryezës (i bankës). Sheshi i kudhrës. Sheshi i shpatës faqja e shpatës. Sheshi i këmbës shputa e këmbës. Sheshi i ballit. Sheshi i kokës pjesa e sipërme e kokës, që vjen si e rrafshët.
  • 7. fig. Truall i përshtatshëm për zhvillimin e diçkaje. Gjeti shesh. Krijoi shesh. I la shesh të lirë dikujt.
  • 8. përd. mb. I sheshtë, i rrafshët. Vend shesh. E bëri shesh.
  • 9. përd. ndajf. Ulur përdhe, ndenjur. Ulem (rri) shesh. Ra shesh.
  • 10. përd. ndajf. fig. Në mënyrë të qetë e të lirshme, shtruar, këmbëkryq. U shtruan shesh dhe i sqaruan punët. Biseduan (u llafosën) shesh.
  • Shesh për shesh haptas, si burrat, sheshit. Del në shesh (në mejdan) bëhet e njohur, bëhet e qartë. Mori sheshin shih te MARR. Nxjerr në shesh zbuloj një gjë që mbahej e fshehtë a nuk dihej, bëj të njohur, shpall. Shesh armësh shih tek ARM/Ë,~A. Në shesh të burrave shih te BURR/Ë,~I. E bëri sheshin (dheun, fushën) breg mospërf. shih te BREG,~U. Ia bëri shesh (fushë) me lule diçka shih te FUSH/Ë,~A. Ra e drejta në shesh u bë drejtësi për të gjithë, u trajtuan të gjithë barabar, nuk u mbajt asnjë me hatër. Nuk i bie hunda në shesh dikujt shih te HUND/Ë,~A. I duken malet shesh i sheh punët me një sy tepër optimist, sepse nuk i njeh vështirësitë e pengesat dhe nuk e kupton gjendjen e vërtetë. S'është në shesh, po në thes shih te THES,~I. Ia nxori (ia qiti) lakrat në shesh shih te LAK/ËR,~RA. Nuk nxjerr (nuk qit) gjë në shesh (në treg) nuk arrin të përfundojë diçka, s'nxjerr gjë në krye. I shkel këmba shesh (dyst) shih te SHKEL. Gjen shesh e bën përshesh bën si do vetë, sepse nuk e pengon njeri, përfiton nga rasti a nga rrethanat dhe sillet e vepron si i do qejfi.