shembem
Appearance
SHEMBEM vetv.
- 1. vet. veta III. Prishet e rrëzohet përtokë, rrënohet, shkatërrohet e bëhet rrafsh me tokën (për një mur, për një ndërtesë etj.) bie poshtë duke u shkëputur nga një vend a nga e tëra, rrëzohet. U shemb muri (shtëpia, çatia, tavani, ballkoni, ura). U shemb suvaja. U shemb një shkëmb nga mali. U shembën lisat. Shtëpia pa njeri brenda shembet. fj. u.
- 2. Rrëzohem me forcë, lëshohem e bie rëndë për tokë a mbi diçka, plandosem. U shemb në shtrat (në karrige). U shemb përdhe.
- 3. Vritem keq në një gjymtyrë a në një pjesë të trupit, goditem diku dhe vritem, por pa gjak; mbrehem, shajtohem. U shemb keq. U shemb në brinjë.
- 4. yet. veta III. Ulet, zbret më poshtë, humbon; shket. U shemb toka (rruga).
- 5. vet. veta III fig. Pushon së qeni, bie, shkatërrohet tërësisht; humbet, zhduket. U shemb e vjetra. U shembën perandoritë. U shembën zakonet prapanike. Nuk iu shembën shpresat. S'i shembet besimi.
- 6. fig. bised. Ngopem, dendem. U shemb me pilaf (me fiq, me rrush). U shemb me katra ka marrë shumë nota pakaluese.
- 7. fig. Punoj shumë, punoj pa pushim për një kohë të gjatë, lodhem e këputem së punuari. Shembeshin në punë.
- 8. bised. Rrënxohem.
- 9. bised. Dështoj; shtie.
- 10. Pës. e SHEMB.
- Nuk u shemb dynjaja! mospërf. nuk u prish bota!, nuk u bë kiameti!, punë e madhe! U shemb qielli shih te QIELL,~I. Sikur qielli të shembet (të përmbyset) shih te QIELL,~I.