shejtan
Appearance
SHEJTAN m.
- 1. fet., mit. Sipas paragjykimeve mistike-fetare: qenie e mbinatyrshme, e përfytyruar zakonisht si një njeri me brirë, me thundra e me bisht; mishërimi i së keqes dhe i ngasjes për punë të liga, shpirti i së keqes; djalli, dreqi. Punë e shejtanit. I zi si shejtan. Ia kalon shejtanit. E shtyu shejtani.
- 2. fig. thjeshtligj. keq. Njeri dinak e shpirtkeq, njeri i prapë i prirë për prapësira e për të ngatërruar të tjerët; djall, dreq. Është një shejtan ai, që...
- 3. thjeshtligj., edhe përk. Njeri shumë i zgjuar e i shkathët, që është i zoti t'ia dalë mbanë në të gjitha rrethanat, njeri që i punon mendja për shumë gjëra e që nuk ia hedh dot askush. Shejtan i madh. Shejtan i vogël fëmijë trazovaç që s'lë dy gurë bashkë. Është shejtani vetë ai djalë. Ik tutje more shejtan! Ç'shejtan që është!
- 4. Përd. mb. sipas kuptimit 3 të emrit. Shejtan djalë (djalë shejtan).
- Është bërë si shejtani keq. është fëlliqur shumë, është ndotur i tëri. Ka lindur përpara shejtanit keq. ia kalon edhe shejtanit në djallëzi, është dinak i madh dhe shumë i prapë. Është i shejtanit e i mejdanit është i zoti të bëjë edhe keq, edhe mirë, është i zoti për të gjitha punët. Shejtan (djall, dreq) me brirë thjeshtligj. shih te BRI,~RI. Ia bëri pajë shejtanit (dreqit) shih te PAJ/Ë,~A I. Ka bërë shkollën e shejtanit keq. ka mësuar të gjitha djallëzitë e ligësitë. E shtie (e fut) shejtanin (djallin) në shishe shaka. shih te SHISH/E, ~JA. I ka hyrë shejtani (djalli, dreqi, macja, maçoku) në bark shih te BARK,~U. E ka shejtanin (djallin, dreqin, macen, maçokun) në bark shih te BARK,~U. Ikën (largohet, ruhet) si shejtani (si djalli) nga temjani shih tek TEMJAN,~I. Ia ka shitur shpirtin shejtanit keq.
- a) është njeri i lig, që ka lënë mënjanë çdo parim e normë të moralit;
- b) e ka lënë veten të vuajë e të mundohet shumë pa shijuar asnjë gëzim e kënaqësi të jetës. Më mirë djepin thatë (bosh) se shejtanin brenda fj. u. shih te DJEP,~I.