shegë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SHEGË f. bot.

  • Dru mesdhetar, zakonisht si shkurre deri në pesë-gjashtë metra e lartë, me degë me gjemba, me gjethe vezake, me lule të kuqe si gjak, që bën kokrra të rrumbullakëta e të mëdha, me lëkurë të trashë dhe brenda me shumë fara të kuqe, me lëng, të ëmbla a majhoshe; kokrra e këtij druri me farat, të cilat hahen kur piqen. Shegë e kuqe. Shegë e ëmbël (e thartë). Shegë e egër. Shegë devedishe. Lule shege. Lëng shege. Ngjyrë shege. Bulë shege (kaposh shege) një pjesë e kokrrës së shegës, që i ka farat të mbledhura në një vend. I kuq si shegë. Ngjyej me lëkura shege.