Jump to content

shavar

Nga Wiktionary

SHAVAR m. bot.

  • 1. Bimë shumëvjeçare deri tre metra e lartë, me kërcell të drejtë pa nyja, me gjethe të gjata e të ngushta dhe me lule të mbledhura si kalli, që rritet në këneta e buzë ujërash dhe që përdoret për të mbuluar kasollet, për të bërë rrogoza etj.; shurdhac. Shavari i kënetës. Rrogoz shavari. Tufa shavari. Korr shavar. Kasolle e mbuluar me shavar.
  • 2. Kundje. Pres shavar.
  • 3. Një lloj bari i gjatë, që rritet buzë ujërash dhe që, kur është i njomë, përdoret si ushqim për bagëtinë.